Kuvendi i Përgjithshëm
Ju ftojmë në Kuvendin e Përgjithshëm të Shoqatës Studenti. Në këtë takim do t'i përmbledhim eventet dhe projektet e HS25 dhe FS26. Do të bisedojmë mbi financat dhe federatën, si dhe do ta zgjedhim kryesinë e re.
Data: të mërkurën, më 20.05.2026
Ora: 18:30–20:00
Vendi: KOL-F-121, Rämistrasse 71, 8006 Zürich
Ata që nuk janë të sigurtë nëse janë anëtarë aktiv apo jo, mund të vijnë në orën 18:15 për ta verifikuar statusin e anëtarësisë së tyre; me këtë rast mund ta bëjnë pagesën në vend.
Pas mbledhjes ju ftojmë që të vazhdojmë së bashku në BQM-Bar për një pije.
Sinqerisht,
Kryesia e Shoqatës Studenti
