Shoqata Studenti Zürich
Shoqata Studenti Zürich
Shoqata Studenti është pjesë e Federatës së Shoqatave Studentore Shqiptare në Zvicër, një rrjet që bashkon tetë shoqata studentore shqiptare nga qytete të ndryshme të Zvicrës. Federata shërben si platformë koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet studentëve shqiptarë në nivel nacional zviceran.
Shoqata Studenti përfaqësohet në federatë përmes delegatëve të saj dhe merr pjesë në mbledhjet vjetore, projektet e përbashkëta dhe iniciativat studentore në nivel kombëtar.
Në kuadër të federatës organizohen gjithashtu udhëtime, evente dhe bashkëpunime të ndryshme mes shoqatave pjesëmarrëse.